Skip to content
Kronikë

U kthye në tragjedi/ Si humbi jetën i riu teksa po festonte Krishtlindjet në Korçë?

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Korcën, ku një 18-vjeçar është hedhur nga tarraca e një pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 nëntori në Korçë, teksa mësohet se i riu kishte udhëtuar nga Durrësi së bashku me disa shokë për të festuar Krishlindjet në Korçë.

Nga hetimet paraprake ka dyshime se gjatë kohës që shokët ishin në gjumë, i riu nën ndikimin e alkoolit kishte hipur në tarracën e pallatit 8 katësh dhe ishte vetëhedhur nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën.

Ndërkohë mësohet se në polici janë shoqëruar dhe shokët e tij, të cilët po merren në pyetje për të hedhur ditë më shumë mbi ngjarjen.