Skip to content
Të Gjitha

U kap në Bllok me kokainë një vit më parë, kush është tropojani të cilit i shpërthyen me tritol pikën e transfertave

· 1 min lexim

Një shpërthim tritoli u dëgjua mëngjesin e sotëm në një pikë transfertash parash në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Pika e transfertave është në pronësi të Përparik Kalbajt, i cili u arrestua nën akuzën e kokainë në 2018-ën.

Më 16 shkurt të vitit të kaluar, Kalbaj së bashku me tre persona të tjerë u arrestuan me 277 gr kokainë në një loto në Bllok, në rrugën “Nikolla Jorga”.

Rezultoi se Kalbaj, me origjinë nga Tropoja, shiste kokainë me doza të vogla.

Ai u arrestua dhe më pas u la i lirë nga gjykata me “Arrest shtëpie”.

Aktualisht Kalbaj është pa asnjë masë sigurie.

Dyshohet se tritoli është një mesazh kërcënues për tropojanin.

Si pasojë e shpërthimit në pikën e transfertave u regjistruan vetëm dëme materiale.

Policia ka mbledhur pamjet filmike të bizneseve përreth dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.