U ka shpëtuar shumë atentateve, Ardian Çapja shoqërohet ditën e sotme në polici

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ardian Çapja është shoqëruar ditën e sotme nga policia në sajë të një operacioni të zhvilluar në Elbasan nga FNSH-ja dhe Renea.

51-vjeçari është pjesë e fisit të njohur dhe është autor i një sërë ngjarjesh kriminale, ndaj edhe emri i tij nuk është aspak i panjohur për policinë.

Ai u ka shpëtuar dy atentateve ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar ta eliminojnë. Në dhjetor të vitit 2017, Ardian Çapja i shpëtoi breshërisë së automatikut që u shkrep nga persona që e ruanin prej kohësh.

Ata e dinin orën se kur hynte dhe dilte Ardiani nga banesa dhe e kanë sulmuar pikërisht në momentin kur po dilte nga banesa.

Ardian Çapja sapo dëgjoi të shtënat është futur në banesë dhe kështu ka shpëtuar nga ky atentat. Më pas atentatorët janë larguar me shpejtësi duke djegur mjetin në lagjen “5 Maji”. Automjeti tip “Benz” rezultoi i vjedhur.

Ardian Çapja nuk është i vetmi person nga fisi i tij që ka pasur probleme me drejtësinë.

Naim Gjarri dhe Enver Çapja janë arrestuar në muajin nëntor të vitit të kaluar. Këtyre dy personave u janë sekuestruar mina me sahat, fishekë dhe pistoleta.

Prej shumë vitesh familja Çapja ka qenë pre e atentateve të shumta në qytetin e Elbasanit, ku ditën e sotme Ardian Çapja është shoqëruar në polici.

Shpërndaje
Share.

Komento