U infektua nga COVID-19, zyrtari i FSHF: “Spitali Infektiv ishte një tmerr i vërtetë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-futbollisti dhe zyrtari i FSHF, Florian Riza, është një nga të shëruarit nga koronavirusi në vendin tonë, i cili ka dhënë së fundmi një intervistë për ABC News,  ku foli për gjendjen e tij shëndetësore dhe eksperiencën si i prekur nga COVID-19.

Riza tha se në 10 mars kishte shfaqur shenjat e para, pasi kishte patur temperaturë të lartë dhe më pas kishte telefonuar Urgjencën, të cilën e cilësoi si të papërgjegjshëm sepse nuk i përgjigjet të sëmurëve.

Pasi kishte telefonuar 127, ai ishte këshilluar të qëndronte në shtëpi sepse bëhet fjalë për një grip stinor, por gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe pasi kishte kontaktuar me doktorin kishte marrë antibiotikë për të parë si do reagonte trupi.

Mirëpo, Riza tregoi se temperature kishte vijuar sërish e lartë dhe më 21 mars i ishte nënshtruar skanerit, duke rezsultuar i prekur nga COVID-19.

Më pas, ishte shtruar në spitalin Infektiv, që e denoncoi për kushtet që sipas tij ishin të tmerrshme.

“Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, shprehet Riza mes të tjerash.

Pjesë nga intervista:
Kur u ekzaminove me Covid 19?
Unë u ekzaminova shumë vonë por nga data 10 mars deri 21 mars kam qenë në shtëpi me temperaturë të lartë.

Me 10 mars ke pas shenjat e para?
38 deri në 39 kisha temperaturë dhe ethe dhe nuk e kuptova, por duke qene se ishte një stinë virale nuk u shqetësova. Me kalimin e ditëve kur u bë dhe problematike temperatura e lartë dhe nga konsultat me njerëzit e afërm më thanë që të merrje 127 në telefon dhe u informova se duhet të vijoja të isha në shtëpi pasi ishte thjesht një virozë stinore dhe nga këshillat e tyre më thoshin rri se është normale.

Dhe sa ditë qëndrove pas telefonatës me 127?
Vijova dhe tre, katër ditë të tjera më pas telefonova sërish 127 për të kërkuar ndihmë se çfarë po ndodhte, pastaj u detyrova që të shqetësoja doktorin që pas kontaktit me të ai më dha një antibiotik për të parë si do më reagonte trupi dhe temperatura vijojë sërish e lartë dhe me 21 mars vendosa që të iki për të parë se çfarë infeksioni mund të kisha në trup. Në momentin që jam paraqitur në spital nuk kam pasur temperaturë por pas skanerit kam parë se kisha një inflamacion. Unë jam ish-futbollist dhe kam mentalitetin që nuk duhet të dorëzohet dhe një nga arsyet është se unë nuk dorëzohem. Ditën që shkova në spital nuk kisha asnjë shqetësim pasi unë e di trupin tim. Më tepër e gjithë historia është se 127 nuk ju vjen në ndihmë njerëzve pasi një temperaturë prej 11 ditësh me një temperaturë 39 është e vështirë që të përballohet.

A të bënë një pyetësor?
Më bënë një test që unë i plotësoja kushtet, por që faktori që ata nuk e morën parasysh ishte mosha dhe fakti që unë isha i vetëm në shtëpi dhe nuk kisha kë të infektoja. Unë kam qenë jashtë shtetit dhe kam pas aktivitete. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm pasi unë nuk kam pas dijeni se isha i prekur. Unë mund të kem qenë një person që mund të kem infektuar pa e ditur.

Si ishte java në spital?
Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920.

Po flasim për kushtet pasi për personelin mjeksor është ndryshe?
Absolutisht pasi doktor Janaqi dhe doktoreshë Esmeralda kanë bërë një punë shumë profesioniste dhe pse në kushte të vështira.

Shpërndaje
Share.

Komento