Skip to content
Të Gjitha

U hodh nga varka teksa lahej me shokët, mbytet në liqenin e Shkodrës një 24-vjeçar (Emri)

· 1 min lexim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Shkodrës, në Malësinë e Madhe.

Mësohet se rrreth orës 17:10 në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur ‘Balshaj’ Malësi e Madhe është mbytur teksa lahej në liqenin e Shkodrës Bekim Demaj 24-vjeç. I riu ka qenë duke u larë në liqen së bashku me 4 persona të tjerë kur është hedhur nga varka dhe nuk ka dalë më nga uji.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen