Skip to content
Kryesore

U godit nga treni i mallrave, dërgohet në spital 68-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Levan të Fierit, ku një tren mallrash ka përplasur aksidentalisht një 68-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.