Skip to content
Të Gjitha

U gjet i vrarë me plumb në kokë, ja arsyeja përse mund të jetë ekzekutuar 28-vjeçari

· 1 min lexim

VAU I DEJËS

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në mëngjes në Vaun e Dejës, në Shkodër.

Sipas informacioneve të deritanishme policore, dyshohet se Gjin Ndoji është gjetur i vrarë me plumb në kokë.

Dyshimet e para janë se Ndoji mund të jetë ekzekutuar për gjakmarrje, pasi rezulton me precedent kriminal.

Po ashtu, mësohet se trupi i viktimës është gjetur pranë një automjeti, që Ndoji e kishte marrë me qira.

Në vendngjarje, policia ka gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth 1 kilometër larg u gjet një mjet i shkrumbuar.

Automjeti dyshohet se është përdorur nga autori apo autorët.