Skip to content
Të Gjitha

U gjend në kanal, biznesmeni përcillet për në banesën e fundit. Autori ia delegon fajin të birit 16-vjeçar

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Bulqizë dy ditë më parë.

Biznesmeni i kromit Murat Duriçi u aksidentua nga një furgon dhe përfundoi në një kanal.

Trupi i tij u gjend nga disa kalimtarë, ndërkohë Duriçi ndërroi jetë teksa tranferohej për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Së fundmi, bëhet me dije se biznesmeni është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Kjo pasi familjarët e tij ishin të tronditur nga ngjarja e papritur.

Po ashtu, është arrestuar edhe autori i ngjarjes, i cili tentoi të arratisej.

Mentor Çeku ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Bulqizës, por ka qenë kontradiktor në ato që ka thënë.

Fillimisht, ai ka thënë se ishte me shpejtësi dhe nuk e ka parë 53-vjeçarin.

“Po udhëtoja pak me shpejtësi nga lagja ‘Gjeologu’ drejt Qytetit të Ri. Kam parë një person që u përplas në pasqyrën time dhe ra në kanal. Pata shumë frikë ta merrja dhe ta dërgoja në spital, pasi njerëzit e tij mund të hakmerreshin. Shkova në shtëpi, mora gruan dhe fëmijët dhe u largova drejt Zerqanit”.

Më pas tha se makinën po e drejtonte i biri.

“Më erdhi keq për ngjarjen e ndodhur. Nuk ka asgjë të qëllimshme. Makinën, në momentin që u përplas Murat Duriçi, po e drejtonte djali im. Nuk më kujtohet nëse Duriçi ishte në rrugë apo trotuar. Por më vonë vure re se pasqyra ishte dëmtuar pas përplasjes me Duriçin”.

Kjo u mor si  një dëshmi për t’ia deleguar fajin djalit të tij 16-vjeçar dhe për të përfituar lehtësira.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.