Skip to content
Të Gjitha

U gjend në kanal, biznesmeni ndërron jetë rrugës për në spital

· 1 min lexim

Një person është gjentur në një kanal në Bulqizë mbrëmjen e sotme.

Murat Duriçi u gjend në gjendje të rëndë nga kalimtarët e rastit.

Ai humbi jetën rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

53-vjeçari ishte biznesmen i kromit.

Dyshohet se ai është përplasur nga një furgon dhe ka përfunduar në kanal.

Shoferi Mentor Ceku, 45-vjeç, është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Në zonën e aksidentit nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson punën e bluve.