Skip to content
Të Gjitha

U emërua pak ditë më parë/ Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi, dorëhiqet Viola Hima

· 1 min lexim

Institucioni i Kadastrës së Vlorës, mesa duket nuk po gjen qetësi nga dorëheqjet e drejtuesve.

Së fundmi është dorëhequr edhe drejtuesja Viola Hima. Kjo e fundit ishte emëruar në detyrë vetëm pak ditë më parë.

Ende nuk dihen as arsyet se përse është dorëhequr Hima.

Kujtojmë se që prej fillimit të shtatorit, zyra e kadastrës në Vlorë regjistroi një seri të pazakontë largimesh nga puna të drejtuesve të saj.

Brenda pak muajsh, katër drejtues të këtij institucion dhanë dorëheqjen me pretendimin se se gjithçka ka ardhur për arsye familjare dhe personale.

Të dorëhequr deri tani janë:

Taulant Canameti

Elona Hodaj

Bilbil Aliaj

Viola Hima

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).