Skip to content
Të Gjitha

U “dogj” nga ligji i dekriminalizmit, ja katër emrat për zëvendësimin e Valdrin Pjetrit

· 1 min lexim

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste, ku në fokus do të jetë zgjidhja e ngërçit për Bashkinë e Shkodrës.

“Top Channel” raporton se janë katër emra potencialë, që mund të zëvendësojnë Valdrin Pjetrin.

Bëhet fjalë për ish-zv. Kryeministren Senida Mesi, Megi Ajtyresën, ish-zv ministrin e Kulturës në qeverinë Rama1, Zef Çunin dhe mjekun e njohur, Astrit Becin.

Mendohet se kryesia e PS do të vendosë mes këtyre kandidatëve potenciale.

Kujtojmë këtu se Valdrin Pjetri hoqi dorë nga posti i kreut të Bashkisë së Shkodrës, pasi kishte fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit.

Ishte PD, që publikoi dokumentet të cilat vërtetonin se Pjetri ka qenë i dënuar për trafik droge dhe ishte dëbuar nga shteti italian.

Ndërkohë fatin e Valdrin Pjetrit mund të ketë edhe kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i cili rezulton i dënuar në Greqi për falsifikim monedhash.