Skip to content
Të Gjitha

U “dogj” nga dekriminalizimi, “Arrest me burg” për Agim Kajmakun

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka vendosur “Arrest në burg” në mungesë, për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, shkruan “Balkanweb”.

Ndaj tij, Prokuroria lëshoi një ditë më parë urdhërin e arrestit.

Mësohet se gjykata ka urdhëruar kontrollin e banesës së Kajmakut, për të gjetur prova.

Ditën e djeshme policia shkoi në banësën e tij, por ish-kryebashkiaku nuk ndodhej aty.

Agim Kajmaku u shkarkua më 1 nëntor nga KQZ, pasi kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Ish-kryebashkiaku kishte fshehur një dënim në Greqi për falsifikim monedhash, ku kishte përdorur edhe identitetin e rremë, Jorgo Toto.

Gjithashtu ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi pas vendimit të KQZ, ka shkarkuar dy nën kryetaret edhe pse vetë ishte i shkarkuar.

Shkarkimi i Kajmakut u bë pas mbërritjes së letër porosive nga Greqi në Prokurorinë e Përgjithsshme.

Pas Valdrin Pjetrit, Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, që digjet nga dekriminalizimi.