Skip to content
Të Gjitha

U depërtuan nga shtetet europiane, riatdhesohen 36 azilantë shqiptarë

· 1 min lexim

36 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar pas deportimit nga disa shtete europiane, pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Sipas policisë, në aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas janë riatdhesuar sot 36 shtetas shqiptarë me avion ‘charter’.

Ata u deportuan nga Franca, Holanda dhe Belgjika. Që nga 1 janari deri sot janë riatdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelon çdo shtetas që tenton të shkelë kushtet e lëvizjes në zonën Shengen apo të kërkojë azil, se shanset janë zero, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.