Skip to content
Kryesore

U dëmtua gjatë punës, ndërron jetë 50-vjeçari në Durrës

· 1 min lexim

Një burrë 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku policia ka njoftuar se viktima është lënduar nga një makineri në ambientet e një firme që merret me përpunimin e duraluminit, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.