Skip to content
Të Gjitha

U betua te noterja, Arta Vorpsi sqaron pozicionin e saj në Kushtetuese

· 1 min lexim

Dekretimi i Marsida Xhaferllarit nga presidenti Ilir Meta ka futur në ngërç Gjykatën Kushtetuese.

Po për të njëjtin pozicion Kuvendi kishte zgjedhur me shumicë të cilësuar, Arta Vorpsin.

Mirëpo Meta nuk pranoi ta dekretonte Vorpsin, si dhe nisi një luftë institucionale me KED, duke e quajtur kreun e saj, Ardian Dvoranin, mafioz dhe ushtar të partisë.

Ndërkohë Vorpsi nga ana e saj nuk ndenji duarkryq, por legalizoi betimin e saj tek një notere.

Megjithatë Kushtetuta e përcakton qartë, se anëtaret e Kushtetueses, duhet të betohen tek presidenti.

Pavarësisht këtij ngërçi, si Xhaferllari, por edhe Vorpsi, iu drejtuan ditën e sotme dyerve të Kushtetueses.

Kjo e fundit sqaroi për “News24”, se ndodhet në këtë institucion si gjyqtare dhe jo si këshilltare.