Skip to content
Moda

U bë thirrje për bojkot/ Zara fshin postimet e koleksionit të ri

· 1 min lexim

Kompania e njohur ndërkombëtarisht, Zara ka fshirë sot të gjitha postimet e saj nga fushata e re, pasi pati një sërë kritikash në rrjet për këtë fushatë.

Disa aktivistë pro-palestinës kanë bërë thirrje që të bojkotohet Zara dhe postimet e saj me manekinë me gjymtyrë të humbura dhe statuja të mbështjella me të bardha.

Zotëruesi i Zara-s, sqaroi se koleksioni “Atelier” ishte konceptuar që në muajin korrik, ndërsa fotot janë realizuar në shtator, pra para se të niste lufta Izrael-Palestinë.

Gjithashtu Zara ka kërkuar dhe falje publike për këdo që ështëprekur nga postimet që tashmë janë fshirë.

Ditët e fundit në Instagramin e Zaras ka pasur komente të shumta me flamujt e Palestinës dhe me hashtagun “BoycottZara”, por gjithsesi faqja nuk humbi ndjekësit e saj.