Skip to content
Të Gjitha

U arrestuan pas protestës së 13 tetorit, lirohen 9 banorë të Astirit dhe Klevis Balliu

· 1 min lexim

Gjykata ka liruar ditën e sotme ish-deputetin demokrat Klevis Balliun dhe 9 banorë të Unazës së Re.

Organi i drejtësisë vendosi për ta masën “Detyrim paraqitje”, shkruan ‘Dosja.al’.

Balliu dhe 9 banorët e Astirit, u arrestuan pas protestës në mbrëmjen e 13 tetorit.

Prokuroria ndërkohë kishte kërkuar burg për të gjithë të arrestuarit.

Përveç të liruarve ditën e sotme, po hetohen në gjendje të lirë edhe 5 banorë të tjerë të Astirit.

Protesta e 13 tetorit udhëiqej nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, i cili doli para makinave për t’i ndaluar.

Kujtojmë këtu se banorët e Astirit protestojnë prej muajsh duke bllokuar rrugën.

Ata kundërshtojnë prishjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre, të cilat preken nga projekti i “Unazës së Re”.

Të liruarit janë

Benard Nezha      26 vjeç
Kujtim Ylli             59 vjeç
Bajram Noka        60 vjeç
Agron Thaçi         38 vjeç
Ruzhdi Maqinaj   46 vjeç
Safet Maksuti      51 vjeç
Artan Muçmata   49 vjeç
Klevis Balliu         30 vjeç
Dritan Noku         25 vjeç
Andi Sharra         25 vjeç

Ndërsa nën hetim janë

Ervis Hysmeli
Arten Bushi
Çoban Murataj
Gojard Duro
Tomor Noku