Skip to content
Të Gjitha

Tubimi dhe bllokimi i rrugëve/ Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë dhe 10 protestues në polici

· 1 min lexim

Rreth 11 persona, janë proceduar e shoqëruar në policinë e Lezhës për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge.

Pas protestës së zhvilluar sot në Lezhë ku dhjetëra qytetarë i prenë rrugën kryeministrit Edi Rama që do shkonte në Pukë, policia ka shoqëruar 11 protestues, ndaj të cilëve ka nisur dhe procedimi penal.

Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku.