Skip to content
Bota

Trump pranon humbjen? Këshilltari i tij bën deklaratën e befasishme

· 1 min lexim

Larry Kudlow, një nga këshilltarët kryesorë të Donald Trump, mendon se do të ketë rrotacion paqësor të pushtetit, nëse Trump i humbë zgjedhjet dhe fiton Joe Biden.

Komentet e tij vinë pasi Joe Biden ka marrë kryesimin në Pennsylvania, duke e vënë atë në rrugë të sigurt drejt presidencës.

Por, është Donald Trump, i cili po vazhdon të thotë se zgjedhjet janë të vjedhura dhe se nuk e ka ndërmend t’i pranojë.

“Mendoj se do të ketë rrotacion paqësor të pushtetit”, ka thënë Kudlow në një dalje të tij në televizionin CNBC.

“Amerika është një vend i mrekullueshëm, është demokracia më e madhe në botë dhe ne iu bindemi rregullave dhe ligjit dhe ashtu do të bëjë edhe presidenti”, ka deklaruar ai.

“Vendet tjera duhet ta dinë se Amerika është demokracia më e mirë në botë dhe ne u bindemi rregullave”.