Skip to content
Kronikë

Tronditet sërish vendi, një person vritet me armë zjarri në Ksamil (Emri)

· 2 min lexim

Një tjetër vrasje me armë zjarri që ka ndodhur pak më parë,  ka tronditur vendin ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në Ksamil, ku Gramoz Mema është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij. Ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja, pasi është e paqartë si ka ndodhur plagosja, por mësohet se Mema ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për të zbardhur e dokumentuar në mënyrë të plotë rrethanat në të cilat Mema mbeti viktimë. Nga ana tjetër, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke vijuar krehjen e zonës në mënyrë që të bëjnë të mundur kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Sarandë/Informacion parparak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.