Në Yrshek, një vajzë 18-vjeҫare gjimnaziste, është hedhur nga kati i tretë i shkollës.
Bëhet me dije nga policia që nxënësja 18-vjeҫare me iniciale M.B. e shkollës “Myslim Shima” të Kasharit, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia njofton se po punohet akoma për sqarimet e rrethanave të mëtejshme pasi akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
“Në Yrshek është vetëhedhur nga kati i tretë i një shkolle të mesme, nxënësja M. B., 18 vjeçe e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave”, njofton policia.