Skip to content
Kronikë

Tronditëse në Vlorë/ Vëllai plagos motrën me armë zjarri pas konfliktit për motive të dobëta

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme ku vëllai ka plagosur motrën e tij me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan rreth orës 16:25. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 60-vjeçari Seit Danaj ka plagosur motrën e tij 66-vjeçare, Bukuroshe Hoxha. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ka marrë një plagë në këmbë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Në vendin e ngjarjes nodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.