Skip to content
Kronikë

Tronditëse në Shkodër/ Gjenden mbetje kockore në një gropë djegieje qymyri

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku dyshohet se një 67-vjeçar ka rënë aksidentalisht në një gropë ku digjej qymyr.

Policia e Shkodrës bën me dije se rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, që dyshohet se i përkasin shtetasit me iniciale Q. L.

Nga informacionet e deritanishme dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur aksidentalisht, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.