Skip to content
Të Gjitha

Transportonte punonjës, autobusi përfshihet nga flakët

· 1 min lexim

Autobusi i një firme private në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan të Levanit, ku autobusi ka marrë flakë, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Mjeti përdorej për transportin e punonjësve nga këto fshatra drejt kompanisë.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet që shkakuan zjarrin, por autoritetet po vijojnë hetimet.