Skip to content
Të Gjitha

Tragjike! Te infektivi vdes 27 vjeçari, por ishte asimptomatik nga COVID

· 1 min lexim

Një tjetër vdekje është regjistruar në Spitalin Infektiv, ku në mëngjes herët u raportua për vdekjen e një 43 vjeçareje nga Fushë Kruja për shkak të koronavirusit.

Mësohet se pak minuta më parë ka ndërruar jetë një djal 27 vjeç nga Kavaja. I riu vuante nga talasemia, ndërkohë që ishte i infektuar edhe me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, djali ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID- 19.

Ai po trajtohej prej katër ditësh në Spitalin Infektiv, por me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.