Skip to content
Aktualitet

Tragjike/ Covid-19 i merr jetën 31 vjeçarit nga Vlora (Emri)

· 2 min lexim

Një 31-vjeçar nga Vlora ka humbur betejën me COViD-19 mesditën e sotme . Bëhet me dije se i riu që ka ndërruar jetë është Myrtezan Memushaj. Mësohet se 31-vjeçari prej ditësh ishte i shtruar në një spital Covid.

Pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, 31-vjeçari, katër ditë më parë u nis për në Turqi për mjekim më të specializuar. Fatkeqësisht Memushaj nuk ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19, duke humbur jetën ditën e sotme.

Ky nuk është as i pari dhe as i fundit rast që të rinjtë humbasin jetën nga Covid-19.

Dy ditë më parë , një tjetër i ri humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Mësohet se 32 vjeçari  ishte Kryetari i grup seksionit të Partisë Demokratike në Belsh.

Prej një jave ishte në gjëndje të rënduar shëndetësore dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mësohet se 32 vjeçari nuk kishte sëmundje të tjera shoqeruese.

Kujtojmë se sot nga  Covid-19 u shënua një humbje nga bluzat e bardha.  Nurie Bace është infermierja nga Lushnja që ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID. Lajmin e ka bërë të ditur Urdhdhri i Infermierve  ndërsa shkruan se se e ndjera i ka shërbyer pacientëve me profesionalizëm.