Skip to content
Aktualitet

Tragjedia/ Nëna i vuri biberonin, fëmija vdes në gjumë duke pirë qumësht

· 1 min lexim

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në ishillin e Korfuzit.

Lajmi për vdekjen e një foshnje 4 muajshe, e cila u gjet e vdekur nga prindërit e saj, të cilët ndodhen në Greqi me pushime dhe kishte ardhur nga Anglia, ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal të Korfuzit.

Sipas medias greke “korfutvneës.gr”, nëna e ushqeu fëmijën gjatë natës me shishe dhe e la në gojë, si rezultat i së cilës u mbyt nga qumështi.

Incidenti ndodhi në një hotel në Agios Georgios Argyradon. Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit ndërsa pritet një ekzaminim mjekoligjor.