Tragjedia në Kombinat/ Dëshmia tronditëse e të mbijetuarës: Anisën e pushtuan “demonët”. Ne rrinim pa ngrënë që të rikthenim motrën në jetë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është zbardhur dëshmia e Blerta Josifit, e mbijetuara e vetme e familjes, e cila u vetëflijuan pasi besonin se do të “ringjalleshin”. Në dëshminë e saj, Blerta ka treguar se motrës i bënin të gjitha ritualet që lexonin në Bibël dhe shpresonin tek rikthimi i saj në jetë. Sipas BalkanWeb, të gjitha “procedurat” e ndjekura për mumifikimin e saj, nënë e bijë i kanë shkruar në një fletore, e cila ka përfunduar në duart e Policisë.

Nga dhoma e spitali, ajo ka rrëfyer për hetuesit e çështjes fakte tronditëse, gati të paimagjinueshme se si besonin si familje tek ringjallja. Ajo tha se këtë hap e kishte ndërmarrë e para motra e saj Anisa, e cila prej 15 muajsh qëndronte e pajetë në banesë, ndërsa Blerta dhe nëna e saj e lyenin trupin me vaj e uthull.

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnim ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

Blerta zbulon në dëshminë e saj se Anisa, ka vdekur 16 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.

“Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti” mësohet të ketë thënë vajza. Ajo ka zbuluar se motra e saj kishte 52 ditë pa ngrënë dhe pikërisht kjo dyshohet t’i ketë sjellë edhe vdekjen.

“Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Nuk i treguam askujt. ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej”. ka thënë ndër të tjera Blerta Josifi.

Më tej, Blerta ka treguar se fillimisht ishin bërë pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait” dhe më pas tek u ishin bashkuar Kishës Ungjëllore në Tiranë. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar ditë nga zbulimi i tyre, 34-vjeçarja ndodhet ende në spitalin Psikiatrik, ndërkohë që është e akuzuar për “moskallzim krimi”, pasi ajo dhe nëna e saj fshehën trupin e pajetë të së motrës.

Shpërndaje
Share.

Komento