Skip to content
Politikë

Tragjedia në Izrael/ Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

· 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Izrael gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron. Ai shkruan se bashkë me lutjet, i gjendet pranë popullit të mik izraelit dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

Reagimi i plotë i Metës:

Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael. Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave. Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve

Ngjarja e rëndë ku me 45 viktima dhe rreth 150 të plagosur ndodhi gjatë festimeve të të Lag BaOmer në Malin Meron. Kjo ishte mbledhja e parë masive që mbahej në Izrael që prej lehtësimit të masave kufizuese të pandemisë. Një numër më i madh njerëzish se sa ishin lejuar morën pjesë në festime, ndërsa tragjedi ndodhi kur një numër i madh prej tyre vërshuan në një kalim të ngushtë si tunel gjatë ngjarjes. Në atë kohë njerëzit filluan të binin njëri mbi tjetrin afër fundit të vendkalimit, ndërsa zbritnin shkallët e rrëshqitshme prej metali, thanë dëshmitarët që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.