Skip to content
Uncategorized

Tragjedi në familjen e Michael Ballack, ndërron jetë djali i tij 18-vjeçar

· 2 min lexim

Familja e Michael Ballack ështe në zi. Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni i njohur i kombëtares gjermane, ka humbur djalin e tij ditën e sotme në një aksident rrugor.

Emilio Ballack ishte vetëm 18 vjeç, por aksidenti fatal që ka ndodhur në Lisbonë të Portugalisë i ka marrë jetën në moshën më të mirë.

Sipas asaj që mediat portugeze raportojnë, incidenti tragjik me mjetin e tij lëvizës, ndodhi në një tokë pranë një shtëpie që Michael Ballack e bleu disa vjet më parë.

Emilio ishte një nga tre fëmijët e Ballack që ish-futbollisti gjerman ka me ish-gruan, Simone Lambe. Ai lindi në vitin 2002, një vit pas djalit të madh, Louis, dhe tre vjet para se më i riu, Jordi.

Michael Ballack është aktivizuar me klube si Bayern Munchen, Bayer Leverkusen dhe Chelsea, teksa zhvilloi 98 ndeshje (42 gola) me kombëtaren e Gjermanisë.

44-vjeçari u tërhoq nga futbolli profesionist në 2012 dhe konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të Gjermanisë të të gjitha kohërave.

Kujtojmë që pak ditë më parë, ish-talenti i Ajax, Noah Gesser, humbi jetën në moshën 16-vjeçare në aksident me makinë. E gjithë bota e futbollit ka shprehur ngushëllimet për Ballack dhe familjen e tij, duke u solidarizuar me dhimbjen e ish-mesfushorit gjerman.