Skip to content
Kryesore

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa po lahej në det.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj tragjedie, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar më tej detajet e ngjarjes.