Skip to content
Kronikë

Tragjedi në bregdetin shqiptar! Mbytet babai me dy fëmijët e mitur, çfarë deklarojnë dëshmitarët

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë.

Babai me dy djemtë e mitur, janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë. Elvis Halilaj 50-vjeçar dhe fëmijët 13 dhe 15-vjeç nga Tirana kanë ndërruar jetë. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se të tre kanë qenë duke notuar në thellësi në det dhe ka pasur shumë dallgëSipas Policisë, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të 3 shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Ndërkohë që sipas dëshmitarëve ambulance ka ardhur në vendngjarje pas një ore. Po ashtu ngrihet sërish problematika e mungesës së rojeve bregdetare.  Nuk qartësohet nëse viktimat kanë dalë me shenja jeta nga deti apo jo, por nga informacionet e marra nga dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur me vonesë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç) nga Tirana. Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes