Skip to content
Të Gjitha

Trafiku i drogërave të forta/ Çmontohet banda e shqiptarëve, në pranga edhe koka e grupit

· 1 min lexim

Një tjetër bandë shqiptare e trafikut të drogërave të forta është goditur në Greqi.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar pesë anëtarë të organizatës.

Në mesin e tyre ishte edhe një 41-vjeçar, kokë e grupit, shkruajnë mediat greke.

Operacionet e arrestimeve u kryen në zonën e Selanikut.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9kg e 145 gr marijuane, 6 kg e 306 gram heroinë, 94 gram kokainë, 2 kg e 180 gram përzierës, 1 pistoletë me krehër me 7 fishekë, 5 fishekë, 1 peshore, 4500 euro dhe disa celularë.

Kujtojmë këtu se pak javë më parë, policia greke sekuestroi 1 ton kanabis të fshehur në një shpellë, e cila do të shkëmbehej me heroinë në Turqi.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shqiptarë, ku 3 prej tyre u liruan me garanci 10 mijë euro ndërsa i katërti u mbajt në burg.