Skip to content
Politikë

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ Del sërish në skenë emri i djalit të Ad Sybardhit

· 1 min lexim

Në mesin e personave të arrestuar për trafikun e armëve midis Kosovës dhe Shqipërisë është përmendur edhe Euxhenio Manushi, djali i muzikantit Adriano Manushi, i njohur me emrin artistik Ad Sybardhi.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 22 armë zjarri të llojit ‘Zoraki’, një armë automatike AK-47, një granatë dore dhe 470 fishekë të tipeve të ndryshme.

Përveç kësaj, autoritetet kanë konfiskuar tre automjete, një shumë të konsiderueshme parash dhe dhjetë aparate celularë.

Arrestimi i të riut është bërë në flagrancë nga Antidroga e Tiranës më 9 dhjetor, pranë rrethrrotullimit të Kamzës.

Ai udhëtonte me një automjet që drejtohej nga 24-vjeçari Klaudio Serjani, i cili kishte në zotërim 1.5 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu prej 270,000 eurosh.