Skip to content
Të Gjitha

Tradhtia e radhës nga LSI/ Ja kush kërkon mandatin e deputetit

· 1 min lexim

Një tjetër kandidat i LSI është në pritje për të marrë mandatin e deputetit pasi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë KQZ.

Ralf Gjoni, është ‘tradhtari’ i radhës që preferon të marrë mandatin parlamentar, pavarësisht vendimit të kësaj force për t’i djegur mandatet.

Ai ka dorëzuar formularin e plotësuar në KQZ , nga ku pritet më pas të marrë mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës.