Skip to content
Të Gjitha

‘Toyota yaris’/ Vendimi për Bashën më 21 janar

· 1 min lexim

Shqyrtimi i padisë për “shpifje” të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, kundër liderit demokrat, Lulzim Basha ka përfunduar nga ana e gjykatës së Tiranës.

Avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të PD dhe dënimin e tij për “shpifje”, ndërsa avokatët e Bashës pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale.

Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të çështjes.

Përfaqesuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë.

Gjyqtari Gerd Hoxha pasi doli nga Dhoma e Këshillimit deklaroi se i nevojitet më shumë kohë për të shpallur vendimin dhe caktoi si datë të radhës 21 janarin.