Skip to content
Politikë

Tone të ashpra në Kuvend/ Felaj i ndërpret fjalën, Berisha e ‘sulmon’: Vetëm ti s’duhet të flasësh

· 2 min lexim

Ditën e sotme po zhvillohet seanca plenare teksa nuk kanë munguar tonet e forta nga ish-kryeministri Sali Berisha.  Berisha deklaroi  se Kuvendi ka reduktuar kohën e debatit lidhur me raportet e veprimtarive vjetore të katër institucioneve të drejtësisë.  Duke replikuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, a inuk kurseu akuzat e rënda ndaj saj dhe tha se nuk duhet të flasë pasi e ka shndërruar Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare.

“Fakti që ju keni kufizuar debatin kur përputhej me kushtetutën, drejtësia vjen raporton para parlamentit dëshmon shkallën e inkriminimit tuaj, dëshmon sikur të ishin banorë të 313 apo të Peqinit e jo parlamentar. Dëshmon se keni frikë nga krimet e tuaja elektrorale, jo elektorale, ordinere, afera korruptive, dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja|”, shprehet ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë që reagimi i Felajt po ashtu ka qenë i ashpër, duke i thënë që fjala i është dhënë për procedurë dhe se tashmë duhet të ulet në vendin e tij.

Felaj: Ju iu është dhënë fjala për procedurë

Berisha: Vetëm ti s’duhet të flasësh, e shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull familjare, turp turp, turp

Felaj: Berisha uluni

Berisha: Kaq kisha për të thënë

Felaj: Ashtu…Mos mashtro kur nuk fjalën për procedurë”.