Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tmerr në Zvicër/ E moshuara ther me thikë 7-vjeçarin nga Kosova

11:16 22/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur të enjten në Basel të Zvicrës, ku një grua e moshuar 75-vjeçare ka vrarë me thikë një vogëlush 7-vjeçar nga Lipjani i Kosovës, afër shkollës së tij.

Djali humbi jetën dje rreth orës 13:00 në një rrugë të Baselit, ndërsa gruaja, tashmë është vetëdorëzuar në polici.

7-vjeçari me inicialet I.M nga komuna e Lipjanit po kthehej nga shkolla kur u ther në mes të rrugës nga e moshuara e cila e pranoi krimin para organeve të rendit. Djali jetonte prej vitesh në Basel me familjen e tij, ndërsa mbeten ende të mistershme shkaqet e këtij krimi makabër.

I vogli ndërroi jetë në Spitalin e Fëmijëve të Universitetit përkundër ndërhyrjes së mjekëve që kryen operacion emergjent. Prokurorët nuk kanë konfirmuar nëse ka pasur një lidhje midis viktimës dhe gruas së moshuar e cila pas krimit u pa të largohej me vrap, ndërsa tashmë, e vetëdorëzuar pranë autoriteteve, po merret në pyetje.

Rasti në fjalë ka tronditur banorët e asaj zone, të cilët kanë frikë të dalin në rrugë.

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësues që kaloi me biçikletë. Dëshmitarë të tjerë okularë thanë se fëmija e kishte fytin e prerë dhe pranë tij kishte shumë gjak.

Personat që panë aktin makabër ishin të shumtë. Kanë mbetur të shokuar, saqë mediat e huaja përshkruajnë njerëz që vënë duart mbi kokë dhe tmerrohen.

Një nënë thotë se edhe fëmijët e saj ndihen të frikësuar se mos e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ta. Ndërsa të tjerë prindër ditën e sotme i kanë shoqëruar fëmijët e tyre për në shkollë, edhe pse zakonisht ata shkonin vetëm.

“Mund të na kishte ndodhur secilit prej nesh”-tha një tjetër.

Tre djem të shkollës ku 7-vjeçari kishte vijuar mësimin, kanë thënë se e morën lajmin nga prindërit e tyre.

“Kur na njoftuam, ne ishim duke luajtur basketboll, nuk mund ta besonim se ç’ka ka ndodhur”- kanë thënë ata.

Para këtij akti, disa banorë rrëfyen se kishin dëgjuar britma të një fëmije, por nuk e kishin menduar se është në rrezik.

“Shpesh këtu fëmijët dëgjohen duke luajtur dhe dëgjojmë zërat e tyre të lartë, pasi këtu është shkolla. Nuk e kemi menduar se është fjala për ndonjë rrezik”- thotë një banore.

Mediat zvicerane kanë publikuar edhe fotografinë e djaloshit 7 vjeç nga Kosova.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 7 vjec

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Nga pornostare në politikë, 34-vjeçarja që kërkon të bëhet kryebashkiake

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English