Skip to content
Të Gjitha

Tmerr në Vlorë/ Nipi vret gjyshin 69-vjeçar

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një krim brenda familjes ka tronditur Vlorën. Fillimisht u raportua se 69-vjeçari ishte grabitur, por burime nga policia thanë se i moshuari u vra nga nipi i tij.

69-vjeçari me iniciale V.K. është qëlluar me një plumb pas koke nga nipi i tij.

Nipi i viktimës, fillimisht deklaroi për “News 24”,  se e kishte gjetur gjyshin të larë në gjak në shtëpinë e tij, por dëshmia e tij ka ngjallur dyshime tek hetuesit e krimit të rëndë, të cilët i kanë parë deklaratat e tij dhe më pas e kanë marrë në pyetje.

Mësohet se ka qenë vetë nipi i cili i ka vjedhur 1 mln lekë gjyshit të tij.

Pasi u shoqërua në polici dhe u mor në pyetje, nipi ka pranuar vrasjen e gjyshit të tij. Ai ka treguar edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit.

Për policinë krimi ka qenë një ekzekutim gjakftohtë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se i riu jetonte vetëm me nipin, i cili e kishte rritur që të vogël pasi prindërit i kishin vdekur në një aksident.