Skip to content
Kronikë

Tmerr në Tiranë! Makina përplas çiftin me foshnjen 3-muajshe në vijat e bardha (Foto)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku makina ka përplasur një çift së bashku me foshnjën tre-muajshe në vijat e bardha .

Automjeti ka përplasur çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre të 3 muajsh të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Gruaja V. K., 43 vjeçe dhe burri A. K., 48 vje, bashkë me  fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë shoferi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se shoferi rezulton se drejtonte mjetin pa lejë drejtimi, pasi ia kishin hequr patentën 3 javë më pare.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes