Skip to content
Të Gjitha

Tjetër vdekje nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë 60-vjeçari nga Tepelena

· 1 min lexim

TIRANË

Është sëhnuar një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri.

Në Spitalin Infektiv në Tiranë mësohet se ka humbur jetën një 60-vjeçar nga Tepelena.

Burri me profesion taksist ka humbur jetën në këtë spital, 5 ditë pasi ishte shtruar për kurim.

Akoma nuk dihet nëse 60-vjeçari kishte apo jo sëmundje shoqëruese.

Në vendin tonë, përditë e më shumë rëndohet bilanci për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi një ditë më parë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 5 pacientë, kurse janë konfirmuar 154 raste të reja.

Në total në Shqipëri deri tani, për shkak të Covid-19 janë regjistruar 213 viktima, ndërsa janë infektuar 3 142 persona.

ISHP iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e koronavirusit, distancën sociale dhe të mbajnë maskë.