Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tjetër tragjedi me viktima, digjet kampi i refugjatëve sirianë (DETAJE)

00:10 28/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një kamp refugjatësh sirianë në veri të Libanit, mësohet se është djegur të shtunën në mbrëmje, pas një zënke mes anëtarëve të kampit dhe një familjeje vendase libaneze, kanë njoftuar mediat libaneze.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, konfirmoi se një zjarr i madh kishte shpërthyer në një kamp në rajonin Miniyeh dhe tha se disa të plagosur ishin dërguar në spital, por nuk dha një numër të saktë.

“Zjarri është përhapur në të gjitha çadrat”, që janë me material plastik dhe druri, kampi strehonte rreth 75 familje”, tha për AFP-në zëdhënësi i UNHCR-së Khaled Kabbara.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve raportoi se zjarri pasoi një “grindje” midis një anëtari të një familje libaneze dhe “punëtorëve sirianë”.

Të rinj të tjerë nga familja libaneze u “vunë flakën disa prej tendave të refugjatëve”, shtoi agjencia e lajmeve.

Sipas njoftimit, Mbrojtja Civile Libaneze u përpoq të vinte nën kontroll flakët ndërsa ushtria dhe policia kishin ndërhyrë për të rivendosur qetësinë.

Një burim rendi tha për AFP-në se ishin dëgjuar të shtëna, duke thënë se sherri në zonën Bhanine nisi kur punëtorët sirianë kërkuan një pagesë të cilën punëdhënësit e tyre nuk pranuan ta jepnin.

Megjithatë, i njëjti burim tha më vonë se hetimet fillestare zbuluan se mosmarrëveshja mund të ishte shkaktuar nga ngacmimi i një gruaje Siriane.

“Disa familje janë larguar nga zona nga frika sepse pati gjithashtu tinguj shpërthimesh të shkaktuara nga bomba primitive me gaz,” tha Kabbara.

Libani thotë se pret rreth 1.5 milion sirianë, përfshirë rreth një milion të regjistruar si refugjatë në Kombet e Bashkuara.

Autoritetet u kanë bërë thirrje refugjatëve të kthehen në Siri edhe pse grupet e të drejtave paralajmërojnë se vendi i shkatërruar nga lufta nuk është ende i sigurt.

Në nëntor, rreth 270 familje refugjate siriane u larguan nga qyteti verior libanez i Bsharres pasi një shtetas sirian u akuzua për vrasjen e një banori libanez, duke shkaktuar tension dhe ndjenja armiqësore./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Djegie e kampitkampi sirianlibanrefugjate

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Horoskopi ditor: 28 dhjetor 2020

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English