Tjetër renditje negative! Shqipëria e treta në botë për përdorimin e kokainës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër rezultat negativ i shtohet Shqipërisë.

Sipas një studimi të zyrës së Kombeve të Bashkuara, për drogën dhe krimin, Shqipëria renditet në vendin e tretë me 2.5% të përdoruesve të kokainës ose persona që së paku e kanë provuar një herë në jetën e tyre.

Edhe pse konsiderohet si një ndër drogat më të shtrenjta, kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të jenë ndër konsumuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

Para saj renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Këto të dhëna janë përfshirë në raportin vjetor të vitit 2019.

Genci Muçollari, drejtor i Qendrës Aksion Plus, tregon se ka një rritje të konsumatorëve të drograve të forta.

Sipas tij, 850 klientë janë trajtuar në qendrën në fjalë, dhe 120 në burgje.

Krahasuar me 3 vite më parë Shqipëria ka pësuar një përmirësim.

Kjo pasi në raportin e 2017 vendi ynë renditej i pari.

Shpërndaje
Share.

Komento