Tërmet 6.8 ballë në Turqi! Dalin të dhënat e para: 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë pasditen e sotme.

Tërmeti ka qenë 6.8 ballë i shkallës rihter dhe 6.7 kilometra i thellë.

Epiqendra ishte në qarkun Sivrice, por tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore deri në Irak.

Së fundmi, kanë dalë edhe pasojat e shkaktuara nga kjo goditje.

4 persona kanë vdekur, 2 të tjerë janë plagosur dhe 5 ndërtesa janë shkatërruar.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu.

Ky është bilanci i deritanishëm nga tërmeti i fuqishëm, por mendohet se ka dëme më të rënda.

Pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.

Shpërndaje
Share.

Komento