Skip to content
Të Gjitha

Tjetër rekord infektimesh në vend! Humbin jetën nga COVID-19, dy pacientë

· 2 min lexim

Numri i rasteve të reja me COVID-19 dhe jetëve të humbura nga ky virus nuk ka të ndalur.
Në raportimin e përditshëm nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen e pandemise në vendin tonë u njoftua për 2 humbje të tjera jete dhe mbi 150 raste të reja me të infektuar nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 158 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928 , që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetarë, një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (19 Gusht 2020)

Testime totale            52724

Raste pozitive              7812

Raste të shëruara         3928

Raste Aktive                3650

Humbje jete             234

(Qarku Tiranë 116, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1913

Durrës                  469

Shkodër                294

Fier                         170

Lezhë                    156

Korçë                    147

Vlorë                     144

Kukës                    113

Elbasan             103

Berat                     59

Gjirokastër         43

Dibër                     39