Skip to content
Aktualitet

Tjetër incident/ Urbani “bllokohet” në mes të Tiranës

· 2 min lexim

Para disa javësh një autobus i linjës së “Unazës së Re” në Tiranë u përplas me një makinë, dhe përfunduan në mes të lumit të Lanës.  Aksidenti i frikshëm ndodhi  në orën 20:10 te kinema Agimi. Pesë persona mbetën të plagosur, por fatmirësisht nuk morën dëmtime serioze.

E ndërsa nuk ka kaluar ende një muaj që nga momenti i aksidentit kur autobuzi i unazës u përplas më një makinë dhe përfundoi në Lanë, janë shënjuar edhe tre incidente të tjera.

Më 2 maj, vetëm 3 ditë më pas një urban i linjës “Qytet Studenti – Jordan Misja” u përplas me stacionin në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” te ish-stacioni i Trenit.

Me 4 maj, autobusi i linjës “Kristal-Qendër” u përplas me një karrotrec po te stacioni i Trenit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ky është aksidenti i katërt në harkun kohor të 2 javëve.

Në harkun kohor prej 13 ditësh është shënuar incidenti i katërt, ku mesa duket autobuzët e kryeqytetit vazhdon t’i ndjekë mallkimi.

Incidenti që ka ndodhur ka qenë sepse autobuzi po dilte nga rruga “Jordan Misja” për të shkuar tek ish- stacioni i Trenit. Në pamje shihet se nga kjo situatë është krijuar trafik i dendur.

Me Autobusi i linjës “Qytet Studenti-Jordan Misja” ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës

Edhe pse autobuzi ka pësuar defekt fatmirësisht të gjithë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.