Tiranë, një automjet përfshihet nga flakët. Policia ngre dyshimet e para

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zef Jubani”, ku siç mësohet mjeti ishte në parkim.

Automjeti, që është djegur plotësisht, i përkiste shtetasit me iniciale E.A.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se shkak për zjarrin është bërë një defekt, i cili solli më pas edhe përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të detajeve.

Shpërndaje
Share.

Komento