Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 26-vjeçar akuzohet për ushtrim të dhunës të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.
Si pasojë e dhunës, gruaja ka marrë një sasi medikamentesh, ndërkohë që burri është arrestuar nga policia.
Gruaja ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.