Tik Tok reagon pas vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA

Platforma TikTok ka paralajmëruar për një mundësi ndërprerjeje për 170 milionë përdorues në SHBA, pas miratimit të një ligji nga Gjykatën e Lartë që kërkon shitjen e platformës ose ndalimin e saj në rast të dështimit.
Sipas ligjit, TikTok, e cila është në pronësi të kompanisë kineze, duhet të shesë platformën deri më 19 janar, ose përballet me një ndalim kombëtar.
Gjykata e Lartë e SHBA-së theksoi se shqetësimet mbi sigurinë kombëtare lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe lidhjet e mundshme me Kinën kanë nxitur këtë vendim.
Administrata e Joe Biden njoftoi se nuk do të zbatohet ndalimi gjatë ditëve të fundit të mandatit të tij, ndërsa TikTok shprehu shqetësimin se nuk ka pasur qartësi të mjaftueshme nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Drejtësisë për të garantuar vazhdimin e shërbimeve në SHBA.
Nëse nuk do të ketë shitje të platformës, ofruesit e shërbimeve që mbështesin TikTok do të përballen me gjoba deri në 5,000 dollarë për përdorues.
Përgjigjja e ardhshme e grupeve teknologjike si Apple, Google dhe Oracle, të cilat ofrojnë shërbime për TikTok, mbetet e paqartë, dhe është ende e pasigurt nëse TikTok do të ndërpresë shërbimin në mënyrë të qëllimshme për të mbrojtur partnerët e tij.
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Cheë, nuk dha garanci se aplikacioni do të funksionojë në SHBA pas vendimit të gjykatës, por e vlerësoi Trumpin dhe theksoi se vendimi i tij për TikTok do të merret më vonë.