Skip to content
Kryesore

“Ti je engjëll mbrojtës”/ Zbardhen bisedat e tjera mes ish-kryegjyqtares dhe Çelës

· 2 min lexim

Arrestimi i Pajtime Fetahut, ish-kryegjyqtares së Elbasanit, në kuadër të një megaoperacioni të ndërmarrë nga SPAK, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e institucioneve gjyqësore në Shqipëri.

Fetahu akuzohet për lidhje me klanin kriminal Çopja dhe për urdhërimin e një sulmi ndaj gazetarit Saimir Kodra, si akt hakmarrjeje.

Nga hetimet kanë dalë në pah biseda të zbardhura mes saj dhe Suel Çelës, alias Marjus Lulaj, një personazh i njohur i botës së krimit.

Mesazhet e përgjuara reflektojnë një lidhje miqësore dhe mbështetje të ndërsjellë, duke ngritur dyshime të forta mbi përfshirjen e saj në veprimtari kriminale.

Pjesë nga bisedat:

• Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?

• Marjus Lulaj: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.

• Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.

Në një bisedë tjetër, lidhja e tyre del edhe më e fortë:

• Marjus Çela: Rri e qetë, nuk je vetëm.

• Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.

• Marjus Çela: Edhe unë, rri super e qetë…

• Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua.

Operacioni vijon të zhvillohet, ndërsa priten më shumë të dhëna mbi përmasat e përfshirjes së Fetahut dhe bashkëpunëtorëve të saj.